Organizuar nga USAID në një tryeze të rrumbullaket është prezantuar Programi për Përmirësim e Mjedisit Afarist “ Indeksi i Konkurrencës në Komunat e Kosovës 2011”.
Organizuar nga USAID në një tryeze të rrumbullaket është prezantuar Programi për Përmirësim e Mjedisit Afarist “ Indeksi i Konkurrencës në Komunat e Kosovës 2011”. 

Indeksi i Konkurrencës të Komunave të Kosovës është një aktivitet i veçantë i projektit për Përmirësimin e Mjedisit Afarist në Kosove në kuadër të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar i menaxhuar nga Chemonics International Inc , u tha në tryezën e mbajtur nga USAID. Ky indeks paraqet një matje të cilësisë së qeverisjes ekonomike lokale lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mjedisit afarist, i bërë përmes anketës më të madhe ( biznese në Kosovë ku përfshihen 66 biznese në Klinë) të këtij lloji nga “UBO Consulting ”, ka thënë koordinatori komunal për Përmirësimin e Mjedisit Afarist Urim Xharavina. Pas prezantimit të projektit është debatuarat për pengesat për fillimin e Biznesit, transparenca, pjesëmarrja & parashikueshmëria, kostoja kohore e përputhshmërisë, taksat & tarifat, administrata komunale, fuqia punëtore & shërbimet për mbështetjen e bizneseve si dhe infrastruktura komunale.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin nënkryetari i komunës -Zenun Zeqa, zyra Ligjore- Ali Shala si dhe zyrtar të tjerë të Kuvendit Komunal .