Gjendjen e krijuar në teren e ka përcjell edhe kryetari i komunës Sokol Bashota,i cili ka thënë se edhe pse nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunën tonë po punohet sikurse të ishte një gjendje e tillë.
Te reshurat e borës në komunën e Klinës kanë vazhduar edhe sot dhe gjendja e rrugëve paraqitet e rendë . Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente Esat Raci ka thënë se me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë” Vemor” që është në teren vazhdimisht rrugët në disa fshatra të Klinës janë të vështirësuara. Gjendjen e ka rënduar edhe era që ka fryer mbrëmë, ku si pasoj e saj në shumë vende janë krijuar masa te mëdha të borës dhe kane penguar qarkullimin. Raci ka thënë se deri më tani fatmirësisht nuk kemi ndonjë shembje të pullazeve të shtëpive, dhe se deri në mbrëmje të gjitha rrugët në komunën e Klinës do të jen të qarkullueshme. Kontribut të veçantë ka treguar kompania private për pastrimin e borës “AIM”e cila në mënyrë vullnetare po bënë pastrimin e rrugëve në qytetin e Klinës. Gjendjen e krijuar në teren e ka përcjell edhe kryetari i komunës Sokol Bashota,i cili ka thënë se edhe pse nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunën tonë po punohet sikurse të ishte një gjendje e tillë.