Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe drejtorë shkollash,
Ju uroj përzemërsisht fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në aktivitetet tuaja të përditshme për dije dhe cilësi në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Pushteti Komunal i Klinës dhe udhëheqja komunale, ashtu si Qeveria e Republikës së Kosovës, zhvillimin e arsimit e ka prioritet të proriteteve, sepse zhvillimi i arsimit është zhvillim i shoqërisë dhe i shtetit tone.
Komuna e Klinës po e fillon këtë vit shkollor në kushte dhe hapësira të reja që janë tregues për një konsolidim dhe qëndrueshmëri më të madhe të mësimit. Këto ditë do të përurojmë tri objekte të reja shkollore me standardet bashkëkohore: shkollën e mesme profesionale në Klinë dhe objektet e reja të shkollave fillore në Drenoc dhe Siqevë. Në renovim e sipër janë objekti i shkollës së Zllakuqanit dhe asaj të Sferrkës.
Gjatë tërë vitit do të jemi pranë jush në realizimin e kërkesave tuaja që arsimin tonë kombëtar ta ofrojmë sa më afër standardeve të që kërkon shoqëria e shekullit 21.
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe drejtorë shkollash, edhe një here urime dhe suksese në aktivitetet tuaja pedagogjike që janë të rendësishme jo vetëm për ju dhe familjet tuaja, por edhe për Komunën dhe Republikën e Kosovës.
Urime dhe dalshi faqebardhë!