Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e IV- të, të punës për vitin 2014, që do të mbahet më 25.4.2014, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
R E N D I I D I T Ë S
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës së Ekzekutivit, duke përfshirë
edhe Raportin e Prokurimit për vitin 2013,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për periudhën janar-mars
2014 (ref.Drejtori i Financave,Ekonomi dhe Zhvillim),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e Rregullores
për ngarkesa,taksa dhe gjoba komunale dhe formimi i Komisionit për
hartimin e ndryshimeve,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i preferencave të KPF-së,
7. Të ndryshme.