Të hënën me datë, 15 Shtator 2014, në ora 14:00, komuna e Klinës ka organizuar ceremoninë e përmbylljes së projektit të kthimit nga Mali i Zi, të 12 familjeve të komunitetit RAE në Klinafc, Klinë.
Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe pranim-dorëzimi i shtëpive të ndërtuara për këto familje. Agjenda
Ceremonia e dorëzimit të çelësave për projektin “ kthimi dhe ri-integrimi i bashkësive të zhvendosura minoritare Rome, Ashkali dhe Egjiptase nga FYROM dhe Mali i Zi në Kosovë” financuar nga BE-ja.
Data: 15 Shtator, 2014
Lokacioni: Fshati Klinafc, Komuna Klinë
14.00 Mirëseardhje dhe fjala e rastit nga Sokol Bashota, Kryetar i Komunës së Klinës
14.10 Fjalë rasti nga Dalibor Jevtiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete, Qeveria e Republikës Kosovës
14.20 Fjalë rasti nga Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e BE-së në Kosovë
14.30 Fjalë rasti nga Predrag Boshkoviq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qeveria e Malit të Zi
14.40 Fjalë rasti nga Zheljko Sofranac, Drejtoria për Kujdes ndaj Refugjatëve, Mali i Zi
14.50 Fjalë rasti nga Jo Hegenaur, Shef i Misionit të UNHCR-së në Kosovë
15.00 Fjalë rasti nga përfaqësuesi i të kthyerve
15.05 Dorëzimi i çelësave dhe prerja e shiritit