GJENERALI WALDNER: “JAM I NJOFTUAR DHE TEJ MASE I FASCINUAR ME SUKSESIN QË KA ARRITUR KRYETARI BASHOTA”
Dje, në orët e paradites, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, në një takim zyrtar priti zv. Komandantin e KFOR-it, Waldner Anton dhe delegacionin që shoqëronte. Vizita e gjeneralit të KFOR-it kishte për qëllim prezantimin dhe informimin të komandantit mbi gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral Waldner, në fillim të fjalës së tij theksoi se jo pa qëllim të parën nga komunat e Kosovës kam zgjedhur ta vizitoj Komunën e Klinës. "Jam i njoftuar dhe tej mase i fascinuar me suksesin që ka arritur kryetari Bashota. Kryetari Bashota, pohoi në vijim gjenerali Waldner, në këtë kohë, është duke udhëhequr procese tejet të rëndësishme për zhvillimin e Komunës dhe krijimin e ambientit të sigurt për komunitetet e kthyera", pohoi gjeneral Waldner në fjalët e tij të para në këtë takim.
GJENERALI WALDNER: “JAM I NJOFTUAR DHE TEJ MASE I FASCINUAR ME SUKSESIN QË KA ARRITUR KRYETARI BASHOTA”
Klinë, 31 tetor
Dje, në orët e paradites, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, në një takim zyrtar priti zv. Komandantin e KFOR-it, Waldner Anton dhe delegacionin që shoqëronte. Vizita e gjeneralit të KFOR-it kishte për qëllim prezantimin dhe informimin të komandantit mbi gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral Waldner, në fillim të fjalës së tij theksoi se jo pa qëllim të parën nga komunat e Kosovës kam zgjedhur ta vizitoj Komunën e Klinës. "Jam i njoftuar dhe tej mase i fascinuar me suksesin që ka arritur kryetari Bashota. Kryetari Bashota, pohoi në vijim gjenerali Waldner, në këtë kohë, është duke udhëhequr procese tejet të rëndësishme për zhvillimin e Komunës dhe krijimin e ambientit të sigurt për komunitetet e kthyera", pohoi gjeneral Waldner në fjalët e tij të para në këtë takim. Gjatë takimit Gjenerali Waldner dhe delegacioni që udhëhiqte u interesuan për raportet e Komunës së Klinës me organizatat e ndryshme që veprojnë në Komunë, si KFOR-in, LMT-në, OSBE-në etj. Po ashtu, ata prezantuan edhe interesimin e tyre për projektet në realizim dhe ato që planifikohen në të ardhmen. Në fokus të takimit ishin edhe bisedat rreth situatës së krijuar dhe konsekuencat negative që kanë qenë të mundshme pas problemeve të krijuara në ndeshjen e futbollit mes kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësuese së Serbisë, për gjendjen e sigurisë dhe procesin e kthimit etj.
Në vazhdim të këtij takimi, kryetari Bashota,po ashtu foli edhe për gjendjen e sigurisë dhe procesin e kthimit. Ai tha se Komuna e Klinës prin ndër komunat e tjera në këtë proces dhe se siguria e komunitetit pakicë është në nivelin e kënaqshëm, pavarësisht ndonjë vjedhjeje apo veprimi tjetër të ultë që bëhet nga individë, të cilët për interesa materiale apo personale nuk zgjedhin nacionalitetin e viktimës. “Veprimet e tilla janë dënuar dhe do të jenë gjithmonë prioritet i policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë,që veprojnë në Komunën e Klinës”, nënvizoi ndër të tjera kryetari Bashota.