Të nderuar qytetarë,
Ftoheni që të merrni pjesë në takimin publik në të cilin do diskutohet për çështjet e pronës, trashëgimisë dhe rregullimit të dokumentacionit të duhur lidhur me pronën.
Takimi mbahet në kuadër të projektit “Duaje pronën tënde” që organizata “Syri i Vizionit” nga Peja e implementon me mbështetje financiare nga ATRC/USAID dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve mbi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të pronës.
Vendi i takimit:
Salla e Kuvendit Komunal Klinë,
Të premten 23 janar në ora 16.00
OJQ Syri i Vizionit