Marrëveshje bashkëpunimi në mes të komunës së Klinës dhe KFOR-it Italian
Gjatës takimit të kryetarit Bashota me komandantin e MNBG-West-Peja, kolonelin Ciro Forte , është biseduar për donacionin qe KFOR-i , përkatësisht CIMIKU Italian, do ta beje në shkollën fillore “ Motrat Qiriazi” në qytetin e Klinës. Koloneli Forte ka thënë se KFOR-i Italian do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim me komunën e Klinës.
Ndërsa , kryetari Bashota e ka falënderuar kolonelin Forte për bashkëpunim dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në komune e Klinës.
Takimi është mbyllur me marrëveshje që brenda javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja për donacionin e KFOR-it ku do të investoj me 7-të mije euro në rregullimin e aneksit të tualeteve në shkollën fillore “Motrat Qiriazi “ në Klinë , dhe shumën e mbetur të projektit do ta financoj komuna e Klinës.