Qytetar të komunës së Klinës, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë e vizitojnë komunën e Klinës.
Kryetari i komunës z. Sokol Bashota , sot ka pritur për vizite qytetar të komunës së Klinës që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Gjatë këtij takimi Bashota i ka njoftuar për zhvillimet në komunën e Klinës,si dhe ka premtuar se do të punoj me përgjegjësi dhe përkushtim të madh në zhvillimin e ndërtimit të jetës institucionale, demokratike, në shërbim të qytetareve .
Mërgimtarët që vizituan komunën e Klinës , janë shprehur të kënaqur me punën dhe angazhimin e kryetarit Bashota, ata e kanë falënderuar kryetarin për mundësit që i ka krijuar për të gjithë qytetaret e komunës së Klinës ,po ashtu edhe për diasporën që pushimet e tyre ti kalojnë sa më mirë, në hapësira e krijuar që qytetaret të shijojnë bukurit e qytetit të Klinës.