Qytetarët e Dobërdolit të Klinës , në një ceremoni festive e kanë bërë përurimin e asfaltimit të rrugës. Ashtu siç ishte paraparë sipas planit dinamik brenda tri ditëve kanë përfunduar punimet e rrugës me gjatësi prej 4 kilometrave në fshatin Dobërdol të Klinës. Qytetarët gjatë ceremonisë së përurimit të kësaj rruge kanë falënderuar komunën e Klinës, për mundësin e krijimit të kushteve më të mira në lëvizjen e tyre. Kostoja e këtij projekti është 292.270.90 euro , ku 29.401.50 mije kanë participuar qytetarët e fshatit Dobërdol, ndërsa pjesën tjetër komuna e Klinës.