– Bën hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare, – Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e Projekt –buxhetit, – Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore, – Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës, – Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit, – Është përgjegjës për propozimin e taksave, tarifave dhe ngarkesave tjera komunale si dhe inkasimin e tyre, – Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit, – Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale, – Harton Planin për zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik të Komunës, – Harton plane konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare, – Harton Planin për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës, – Krijon kushte të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, – Kryen punë dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës, e në pajtim më ligjin përkatës.