MIMOZA KRASNIQI
M.A.Qeverisje dhe Siguri Kombëtare
Zyrtare e Lartë për Barazi Gjinore
Tel : +383 46 587 587
Tel : 038 200 43 723
Misioni Qëllimi dhe përgjegjësit e Zyrës për Barazi GJinore
Misioni
Zyra për Barazi Gjinore ka për mision promovimin dhe zbatimin e barazisë gjinore, mundësive të barabarta dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe mbështetjen e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit me njerëz, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Qëllimi
Qëllimi i Zyrës është të sigurojë që gratë dhe burrat të kenë mundësi të barabarta në të gjitha fushat e jetës, si dhe të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve.
Fushëveprimtaria dhe detyrat kryesore
Zyra për Barazi Gjinore ushtron këto veprimtari:
Promovon barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta në komunë.
Mbështet zbatimin e ligjeve dhe politikave për barazi gjinore dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Këshillon dhe mbështet drejtuesit e komunës për çështjet që lidhen me barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta.
Harton plane pune dhe organizon aktivitete e projekte që synojnë avancimin e barazisë gjinore.
Bashkëpunon me drejtoritë komunale, institucionet publike dhe organizatat joqeveritare për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Promovon pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje dhe në jetën publike.
Mbështet iniciativa për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.
Kontribon në aktivitetet për parandalimin e diskriminimit dhe trafikimit me njerëz, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Monitoron zbatimin e politikave për barazi gjinore dhe përgatit raporte për aktivitetet dhe rezultatet e arritura.
Informon dhe vetëdijeson qytetarët për rëndësinë e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.
Përgjegjësitë kryesore
Planifikimi dhe realizimi i aktiviteteve
Përgatit planin e punës dhe përcakton aktivitetet që do të realizohen.
Kujdeset për zbatimin e aktiviteteve sipas planit dhe afateve të përcaktuara.
Përcjell rezultatet dhe propozon masa për përmirësimin e punës.
Mbështetja profesionale dhe informimi
Përgatit informata dhe materiale për çështjet që lidhen me barazinë gjinore.
Ofron këshilla dhe rekomandime për avancimin e barazisë gjinore në komunë.
Informon institucionet për obligimet që dalin nga legjislacioni përkatës.
Përgjegjësitë në fushën e parandalimit të dhunës
Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore në nivel komunal.
Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve dhe planeve lokale për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse, Policinë, Qendrën për Punë Sociale, institucionet shëndetësore, institucionet e drejtësisë dhe organizatat joqeveritare për përmirësimin e koordinimit dhe mbështetjes së viktimave.
Promovon informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore dhe të drejtat e viktimave.
Përcjell aktivitetet e realizuara në këtë fushë dhe kontribuon në përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Mbështet iniciativat për identifikimin e nevojave dhe përmirësimin e shërbimeve për personat e prekur nga dhuna, në bashkëpunim me institucionet kompetente.