Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me stafin e tij, Enver Berisha -Drejtor i Urbanizmit dhe Qëndrim Millaku- Drejtor i Shërbimeve Publike, mori pjesë në punëtorinë konsultative me palët e interesit, në kuadër të përditësimin të Strategjisë dhe Planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për Pellgun e Lumit Drin, nënpellgu i Drinit të Bardhë. Projekti realizohet nga Global Funds Ltd, Kroaci, në kuadër të Projektit Drin II, të financuar nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), të zbatuar nga UNDP dhe të ekzekutuar nga GWP përmes GWP-Mesdhe (GWP-Med).
Qellimi i projektit është identifimi I zonave të rrezikuara nga përmbytjet, vlerësimi i rreziqeve dhe përcaktimi i masave konkrete për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve, me synim mbrojtjen e qytetarëve, pronesi dhe mjedis.
Gjatë prezantimit të projektit nga ana e udhëheqëses Visnja Omerbegovic , kryetari Elezaj përveç tjerash kërkoi që në project të përfshihet edhe zona e Mirushës, në të dy anët e saj, ku vazhdimisht paraqiten përmbytje.
Në punëtori morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe pëfaqësues nga Komuna e Skenderajt, e cila po ashtu ëeshtë pjesë e projektit.
