Në Seancën e VIII-të të Kuvendit Komunal të Klinës, me 19 vota për dhe 1 abstenim, u miratua Buxheti i Komunës së Klinës për vitin 2027, në vlerë të përgjithshme prej 16,845,517 euro.
Buxheti i miratuar përbën bazën financiare për realizimin e projekteve, investimeve dhe ofrimin e shërbimeve komunale gjatë vitit 2027, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të Komunës së Klinës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.Miratimi i buxhetit mundëson planifikimin dhe realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të Komunës gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të komunës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Në Seancën e VIII-të të rregullt u shqyrtuan edhe pika të tjera të rendit të ditës, përfshirë rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa, ndarjen e bursave për studentë, ndryshimin e destinimit të disa parcelave për ndërtimin e banimit social, si dhe çështje të tjera me rëndësi për Komunën e Klinës.