Komuna e Klinës po vazhdon dëgjimet buxhetore me qytetarë, në kuadër të procesit të hartimit të Buxhetit Komunal për vitin 2027.
Dëgjimi i radhës u zhvillua me përfaqësuese të grupeve të ndryshme të grave dhe të rinjve, të cilët u njohën me planifikimet buxhetore, projektet kapitale dhe prioritetet e Komunës për vitin e ardhshëm.
Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Klinës, prof.dr. Zenun Elezaj, drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Ilirjana Toplanaj, si dhe zyrtari përgjegjës për dëgjime buxhetore nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Egzon Sejdiu.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në përcaktimin e investimeve dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përfshirja e grave dhe të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe planifikimit buxhetor është një hap i rëndësishëm drejt një buxheti më gjithëpërfshirës, transparent dhe të orientuar drejt nevojave të komunitetit.