Komuna e Klinës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon Manifestimin Tradicional Letrar “Ora e Tahir Deskut”, i cili i kushtohet figurës dhe krijimtarisë letrare të poetit dhe shkrimtarit Tahir Desku.
E hënë,
7 shtator 2026
Ora 11:00
Salla e Kuvendit Komunal të Klinës
Manifestimi sjell në vëmendje veprën dhe kontributin e Tahir Deskut dhe synon të mbledhë bashkë qytetarë, krijues, përfaqësues të institucioneve, nxënës, të rinj dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje tradicionale kulturore.