Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, pritën në takim Drejtorin Ekzekutiv të “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, me të cilin nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e programit AGE+ II në Komunën e Klinës, për periudhën 2026–2028.
Bashkëpunimi synon përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve, fuqizimin e pjesëmarrjes së tyre në komunitet dhe krijimin e shërbimeve më të përshtatura për nevojat e tyre.