Të nderuar qytetarë,
Të dashur bashkëatdhetarë,
Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, Komuna e Klinës, respektivisht DKRS, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizojnë koncert muzikor.
Më 2 gusht, duke filluar nga ora 19:00, në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, do të performojnë Grupi MINATORI dhe DJ më i mirë, bashkëvendasi ynë DJ ROBI.
Ju ftoj të na bashkoheni në këtë mbrëmje festive, për të kaluar së bashku çaste të bukura në frymën e mikpritjes dhe bashkimit që karakterizon Klinën.
Mirë se vini!